Sheikët sulmojnë në merkato, Njukasëll kërkon shokun e Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 16:19

Sheikët sulmojnë në merkato, Njukasëll kërkon shokun e Gjimshitit

Klubi anglez i Njukasëll, po kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Atalantës, Duvan Zapata. Mirëpo duket se klubi nga Bergamo nuk është ende gati të negociojë për 30-vjeçarin.

duvan zapata

Kolumbiani ka qenë një lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin e Gasperinit, por një ofertë tunduese mund ta lejonte atë të largohej.

Sipas Daily Record, Njukasëll ka ofruar 30 milionë euro për Zapatën, por Atalanta kërkon të paktën 45 milionë.

Bisedimet priten të vazhdojnë, por nëse sheikët nuk arrijnë dot te kolumbiani, do të tentojnë sulmuesin e Benfikës, Darvin Nunez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"