Sheikët joshin “Snajperin”, Alban Meha drejt te Al Nasr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2016 | 8:55

Sheikët joshin “Snajperin”, Alban Meha drejt te Al Nasr

Alban Meha është një prej lojtarëve që është diskutuar shumë për të ardhmen e tij sa i përket Kombëtares. Mirë- po, ditën e djeshme, mediat turke kanë raportuar për një tjetër lajm rreth të ardhmes së tij.konyasporda_alban_mehanin_sakatligindaki_son_durumVN “Anadoludabugunspor” ka bërë me dije se mesfushori i Koniasporit do të transferohet në një tjetër skuadër për sezonin e ardhshëm.

Sipas lajmit të publikuar në këtë media, bëhet fjalë për Al Nasr, skuadrën që merr pjesë në Superligën e Arabisë Saudite. Në vijim të lajmit bëhet me dije se paraqitja e mesfushorit shqiptar ka bindur drejtuesit e këtij klubi që të hidhen në sulm pa pritur përfundimin e sezonit. Ky portal shkruan se mesfushori i Koniasporit do të jetë pjesë e kësaj skuadre në përfundim të sezonit.

Interesimet – Në të njëjtin lajm bëhet me dije se Al Nasr ka arritur të fitojë konkurrencën e shumë skuadrave nga i njëjti kampionat që kanë shprehur interesimin për shërbimet e Mehës. Në të njëjtin shkrim shtohet fakti se vetë “Snajperi” shqiptar e ka dëgjuar ofertën, për të cilën bëhet fjalë dhe se ka dhënë pëlqimin e tij për këtë transferim.

Konfirmimi – Gazeta “Panorama Sport” tentoi që të kontaktojë me vetë mesfushorin e Koniasporit, por ishte e pamundur që të merrej një prononcim i Mehës për këtë çështje. Megjithatë, gazeta ka zbuluar një mënyrë tjetër për të konfirmuar një lajm të tillë.

Duke kontrolluar llogaritë zyrtare të Al Nasr, në atë në “Twitter” ka pasur një postim nga një gazetar, i cili ka shkruar në murin e skuadrës: “Zyrtare, nga sezoni tjetër, mesfushori i Koniasporit, Alban Meha, do të jetë pjesë e skuadrës”, shkruan Abdullah Marzouq, gazetar sportiv dhe editor pranë gazetës “Okaz”.

Alban Meha ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë me Koniasporin, duke arritur të bëhet protagonist pozitiv me gola dhe shërbime. Shqiptari ka arritur që të realizojë 5 gola dhe po kaq asiste për skuadrën e tij gjatë këtij sezoni.

Koniaspor është thuajse i sigurt në vendin e tertë në kampionat që i siguron Europa Ligën, ndërkohë që në Kupë ka arritur në fazën gjysmëfinale, ndeshjen e parë të së cilës e ka humbur me rezultatin 0-3. Koniaspor do të provojë që të përdorë edhe klauzolën që ka për rinovim të kontratës edhe për një tjetër sezon me shqiptarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"