Sheikët gati t’i ndryshojnë skuadër Shaqirit, do tentojnë ta largojnë nga Liverpuli për ta marrë në ekipin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:50

Sheikët gati t’i ndryshojnë skuadër Shaqirit, do tentojnë ta largojnë nga Liverpuli për ta marrë në ekipin e tyre

Xherdan Shaqiri nuk ka gjetur shumë hapësira te Liverpuli këtë sezon dhe prite të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.xherdan shaqiri

Interesimet për sulmuesin nga Gjilani nuk kanë munguar, me Romën dhe Sevijan që e ndjekin prej kohësh dhe duan ta marrin në ekipet e tyre respektive. Megjithatë karriera e sulmuesit që përfaqëson Zvicrën, mund të vazhdoje të jetë në Premier Ligë.

Sipas mediave britanike, lojtari është në orbitën e skuadrës së Njukastëll, të cilët do të ndryshojnë pronësi shumë shpejt, për të kaluar në pronësi të sheikut arab, Jasir Al-Rumajan. Këta të fundit pritet të bëjnë një merkato të madhe në verë dhe Shaqiri thuhet se është në listën e klubit për ta afruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"