Shehit nuk i mjafton barazimi me Vllazninë, trajneri i Kukësit pret përgjigje për titullarin nga…analizat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 10:12

Shehit nuk i mjafton barazimi me Vllazninë, trajneri i Kukësit pret përgjigje për titullarin nga…analizat

Kukësi është realisht pa fat. Nuk i mungojnë vetëm fitoret në këto 4 javët e fundit, por edhe lojtarët. Çdo javë i kanë bërë llogaritë pa titullarë të rëndësishëm, gjë që ndodhi edhe dje.

88429773_2101707569974579_6579973546255056896_o

Veç Valon Ethemit dhe Eduart Rrocës që nuk luajtën prej kartonëve, dje nuk ishte as kapiteni Besar Musolli që kishte krisje në hundë. Sakrifikoi Kristal Abazaj, edhe pse i dëmtuar, ndërsa rrugës humbën Vasil Shkurtajn.

89198383_2101707849974551_4102367510609788928_o
Ajo takë që mori në kavilje nuk është pa rrezik. Edhe pse sulmuesi rezistoi për minuta të tëra në atë gjendje, në të 74-tën u zëvendësua. Çalonte, duke dëshmuar se dhimbjet janë prezente. Kur dihet që ndeshja me Skënderbeun luhet këtë fundjavë, ka pak shanse që t’ia dalë. E megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë rezonanca, të cilën do ta kryejë vetëm sot.

SKERDILAJD SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"