Shehi-ukrainasve: Një vit jashtë Europës na bëri më të fortë, në një këndvështrim jemi të barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 18:57

Shehi-ukrainasve: Një vit jashtë Europës na bëri më të fortë, në një këndvështrim jemi të barabartë

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në Kiev në kuadër të ndeshjes së parë të grupeve ndaj ukrainasve të Dinamos. Portieri veteran nuk e ka cilësuar shitjen e Jarmolenkos te Dortmundi si ndonjë plus të madh për Skënderbeun duke thënë se edhe korçarët kanë humbur shërbimet e Liridon Latifit.

Shehi

Mungesa e ndeshjeve europiane në sezonin e shkuar

“Sigurisht që na munguan ndeshjet europiane. Ndoshta për mua ishte pak më e lehtë sepse isha pjesë e kombëtares shqiptare. Mendoj se viti pa Europë na bëri më të fortë dhe më të uritur për fitore.”

Përballjet e mëparshme në miqësore ndaj Dinamos

“Kemi luajtur me Dinamon ndeshje miqësore edhe në verë edhe në dimër, por që nga ajo kohë skuadrat kanë ndryshuar shumë. Për shembull, ne nuk kemi vetëm shumë lojtarë të rinj, por ka ardhur edhe një trajner i ri. Dinamo është favorite për këtë ndeshje, por edhe ne dimë të luajmë futboll dhe do të mundohemi të tregojmë forcën tonë.”

Shitja e Jarmolenkos te Dortmundi, favorizim për Skënderbeun?

“Po është diçka pozitive për ne. Jarmolenko është një futbollist shumë i mirë që di t’i shkaktojë probleme mbrojtjes kundërshtare. Por këtë verë edhe nga ekipi jonë është larguar një lider, Liridon Latifi. Në këtë këndvështrim, jemi të barabartë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"