Shehi: S’kemi nevojë për arbitrat, në Ballsh ishte lapsus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2016 | 11:38

Shehi: S’kemi nevojë për arbitrat, në Ballsh ishte lapsus

Barazimi me Bylisin nuk i ka dhënë mundësinë Skënderbeut që të thellojë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Partizani, skuadër e cila barazoi javën e shkuar me Tërbunin në transfertë. shehiMegjithatë, për portierin e korçarëve, Orges Shehi, një gjë e tillë duhet lënë pas. Në një intervistë për mediat, ai ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Laçit, por nuk ka lënë pa komentuar edhe derbin mes Partizanit dhe Tiranës, pjesë e të cilit ka qenë dikur.

Nga mënyra sesi shkuan gjërat, mund të themi se barazimi me Bylisin ishte një rezultat i mirë për Skënderbeun?

Mendoj që si erdhi situata, është një rezultat i mirë. Luajtëm për fitore dhe kërkuam që të merrnim atë, por u ndëshkuam me karton të kuq dhe kundërshtari kaloi në avantazh. Duke qenë në një situatë të tillë, mund të them se pika e marrë vlen, pasi është më mirë barazimi sesa humbja.

Ju vjen keq që nuk mundët të shkëputeshit më shumë nga Partizani i vendit të dytë?

Kampionati është një maratonë e gjatë dhe të gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e tyre në një sezon. Natyrisht ky ekip është formuar për të fituar dhe kur nuk e arrin, të vjen keq. Por nuk mund të flisnim që tani për shkëputje, pasi ka ende shumë ndeshje përpara dhe do të jemi të qetë vetëm kur të vijë fundi i sezonit.

Këtë javë luani një transfertë të vështirë ndaj Laçit. Sa e vështirë do të jetë marrja e një rezultati pozitiv?

Në këtë pikë ku ka arritur kampionati mund të them se të gjitha takimet që kemi përpara janë të vështira. Ne do të mundohemi t’i marrim me përqendrimin e duhur. Në çdo ndeshje hyjmë më objektivin e vetëm për të marrë fitoren, pasi të jesh Skënderbeu trepikëshi është minimumi që mund të kërkohet.

Kujt i druheni më shumë tek ekipi kurbinas?

Laçi është një ekip kompakt. Një ekip që nuk është surprizë e kampionatit, pasi prej kohësh tashmë ka të njëjtën vijimësi dhe të njëjtën paraqitje, madje duke u përfaqësua edhe në Europë disa herë. Mbetet një ndeshje e vështirë që do të përpiqemi ta interpretojmë sa më mirë të jetë e mundur.

Këtë javë luhet edhe derbi Partizani – Tirana dhe Skënderbeu mund të përfitojë…

Ne duhet fillimisht të bëjmë detyrën tonë në ndeshjen që kemi për të luajtur dhe më pas të shikojmë sesi kanë dalë kundërshtarët tanë në ndeshjen e tyre. Për këtë arsye, por edhe për të tjera nuk dua të komentoj aspak ndeshjet e rivalëve për titull. Dua vetëm që të merrem me Skënderbeun.

Nuk mund të thoni as mendimin tuaj se kush mund ta fitojë këtë përballje…

Jo, nuk dua të prononcohem aspak për një gjë të tillë, sepse nuk dua të merrem me rivalët për titull. Edhe pse mund të kem ndonjë preferencë, nuk kam dëshirë ta bëj atë publike, pasi në të tilla raste shpeshherë deklaratat keqinterpretohen. Javët e fundit presioni mbi arbitrat është rritur, sidomos nga

Tirana dhe Partizani, që deklarojnë se Skënderbeu është i mbrojtur nga gjyqtarë. Keni një koment?

Skënderbeu është ekipi më i mirë i kampionatit, është ekipi më cilësor dhe më i fortë. Duke qenë kështu, s’ka nevojë për ndihmën e arbitrave. Ne prej kohësh dominojmë kampionatin dhe këtë e pranojnë të gjithë. Jemi të bindur dhe kështu duhet të jeni edhe ju, duhet të bindeni se Skënderbeu nuk ka marrë dhe nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave.

Përgatiti: LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"