Shehi rigjen Shkëmbin, të shtunën miqësore mes trajnerëve debutues në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 14:38

Shehi rigjen Shkëmbin, të shtunën miqësore mes trajnerëve debutues në Superiore

Dikur miq, duke e nisur që te Partizani, për të vazhduar te Besa dhe më pas për t’u bërë legjendë te Skënderbeu. Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi kanë pasur një raport të shkëlqyer deri pak vite më parë.

Shehi dhe Shkembi

Më pas Shkëmbi i dha lamtumirën futbollit dhe nisi rrugën e trajningut. Ndërsa Shehi vendosi të heqë dorë si portier vetëm një muaj më parë, duke nisur karrierën si trajner pikërisht te Skënderbeu. Të shtunën në orën 18:00, në stadiumin e Korçës, Skënderbeu i Shehit do të luajë miqësoren e radhës, këtë herë ndaj Teutës, që drejtohet nga Shkëmbi. Dy trajnerët janë debutues këtë sezon në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"