Shehi: Pres deri nesër, ja kush është në radarët e merkatos së Skënderbeut

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:10

Shehi: Pres deri nesër, ja kush është në radarët e merkatos së Skënderbeut

Ka përfunduar ndeshja midis Kastriotit dhe Skënderbeut me rezultatin 0-3. Një ndeshje e fituar pastër nga korçarët të cilët tashmë ndodhen të vetëm në krye të klasifikimit. Ndërkohë menjëherë pas ndeshjes ka folur për mikrofonat e “Supersport” edhe trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi i cili shprehet:

bandicam 2018-08-26 18-46-14-848

Duket sikur është i njëjti Skënderbe…lojtarët nga akademia..

Kanë moshë të re dhe nuk kanë aq sa duhet minuta, por kanë cilësi. Dhe ua kemi thën. Po punojnë mirë dhe po japin maksimumin. Është e merituar sepse punojnë mirë dhe po duket.

Sowe shënonte, transportonte vjet, ndërsa sot dhe Oto Xhon duket njësoj dhe ndihmon për të shënuar…

Goli është vazhdë e të gjithë ekipit. Sulmuesit tani kanë ego për të shënuar. Kampionati është i gjatë dhe do kemi mundësi të shënojmë.

Mbështetja e Krasniqit? Është mënyrë loje. Jemi munduar ta perfeksionojmë dhe do luajmë me atë skemë. Do i bëhemi pikë mbështetje Krasniqit. Duhet të krijojmë manovra.

Skënderbeu ishte prepotent…. Si është ky Skënderbe, është më ndryshe dhe deri ku mund të shkojë…

Është i riformatuar. Vjet kishim më shumë akademi dhe sivjet energji. Jemi skuadër e re dhe kemi shumë energji dhe objektivat tanë dihen. S’kemi nevojë ti themi. Do vazhdojmë me ndeshjen e radhës.

A patë ndonjë problem që mund të rregullohet me ekipe më të forta?

Jo, ka vend për përmirësim dhe nga ndeshja në ndeshje po i minimizojmë. Shpresojmë që deri në ditët e fundit të merkatos të përforcohemi edhe pak dhe të jemi më të bindshëm. Shpresojmë të fuqizohem edhe me dy lojtarë.

Keni një opsion të mirë në stol, Oto Xhoni…

Është lojtar me cilësi dhe është i ri. Vjen nga një ligë tjetër dhe ka dëshirë për të punuar. Do të rritet, por për sulmin po i besojmë këtyre çunave të ri dhe unë jam për të rinjtë.

Lojtarët që do mbajnë peshë…

Është një ish lojtar, që ka qenë te ne dhe pa u mbaruar të gjitha nuk do konfirmoj gjë tani. Shpresoj që të vi dhe nëse nuk vjen do të kemi mundësi që të afrojmë një tjetër, por nga jashtë.

Nuk kemi lojtarë në provë dhe e dhamë listën tonë në ndeshje me Pogradecin kemi programuar edhe një me Maliqin. Lojtarët e stolit do luajmë nesër me Maliqin.






www.minuta90.com