Shehi përmbys Tiranën, Toli e Najdovski titullarë. Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 17:59

Shehi përmbys Tiranën, Toli e Najdovski titullarë. Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve ndaj Egnatias

Tirana nuk humbet kohë. Orges Shehi riparon problemet në formacion. Pas takimit që bardheblutë luajtën me Skënderbeun, ndërrimet e pjesës së dytë, Toli për Toshevskin dhe Najdovski për Behiratçen, dhanë rezultat. Me këtë logjikë, Shehi do të vazhdojë lojën duke lënë në stol maqedonasin dhe lojtarin e formuar në Afrikë. I pari pothuajse nuk u duk fare si në lojën mbrojtëse dhe atë sulmuese. Qendërmbrojtësi vuajti shpejtësinë dhe lojën pas shpine të sulmuesve, sa goli erdhi nga krahu i tij. Në kushtet që dy lojtarët kanë vuajtur, Shehi ka vendosur të ndryshojë formacion.

TIRANA 1

PORTA – Me ekipin e parë kthehet edhe Visar Bekaj që nuk luajti ndeshjen e parë në Superiore, pasi sapo erdhi nga COVID-i. Në vend të tij në portë ishte Lika, ndërsa këtë javë do të jetë në katërkëndor Visar Bekaj që edhe sezonin e shkuar luajti pothuajse të gjitha takimet. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon nga ekipi i javës së parë të Superiores.

Tirana kërkon me çdo kusht që të fitojë sfidën me Egnatian dhe më pas me krutanët. Pas ndeshjes me Kastriotin dhe dy takimeve të Kupës me Shkumbinin, Tirana pret gjashtë rrathët e “ferrit”. Si fillim, luan me Laçin në shtëpinë e vet. Më pas udhëton në Durrës për të luajtur me kampionët e Shqipërisë, vazhdon me Partizanin, udhëton drejt Shkodrës, luan me Dinamon brenda dhe në fund përballet me Kukësin.

TIRANA

Të gjashta ndeshjet janë pa dyshim shumë të vështira në statistika. Si asnjëherë tjetër këto 13 sezonet e fundit, Tirana nuk e ka nisur kaq mirë me katër gola të shënuar. Ka fituar edhe ndeshje 3-0 si në sezonin e titullit ndaj Luftëtarit, por kurrë skuadra bardheblu nuk e niste kampionatin me katër gola të shënuar, të paktën 13 javët e para këto 13 sezonet e fundit. Sezonin e shkuar tri ndeshjet e para Tirana shkoi shumë keq.

Në ndeshjen hapëse të kampionatit 2020-2021 mundi Kukësin, por më pas në tri javë grumbulloi vetëm 3 pikë, duke larguar një trajner. Në fund të fazës së parë, Tirana kishte vetëm 13 pikë me një mesatare më pak se 1.5 pikë për ndeshje. Në fund pikët e lëna fazën e parë dhe të dytë ndikuan në objektivat e bardhebluve që nuk u kualifikuan dot në Europë. Bardheblutë kanë ndryshuar pothuajse gjithë formacionin e sezonit të shkuar, duke ndryshuar lojtarë të rëndësishëm dhe kthyer Majkëll Ngonë.

TIR

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"