Shehi: Përballja me Dajën e veçantë. Ai na njeh mirë, por edhe ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 18:44

Shehi: Përballja me Dajën e veçantë. Ai na njeh mirë, por edhe ne…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për mediat përpara një takimi të rëndësishëm dhe mjaft të fortë, që pritet ditën e nesërme ndaj Flamurtarit. Ai u shpreh se do të jetë një përballje e veçantë me trajnerin Daja, ndërkohë që kërkon nga ekipi i tij të njëjtin ritëm si në ndeshjet e fundit.

shehi

“Është një përballje midis dy rivalëve, pasi kemi edhe të njëjtat pikë në klasifikim. Do të jetë një përballje e fortë. Do ta quaja edhe një miniderbi. E kam thënë dhe e përsëris, në këtë rrugë që jam futur, do kem çdo javë përballje me shokët e mi.

Për mua është një ndeshje e veçantë ndaj Dajës. Ai na njeh mirë, por edhe ne e njohim mënyrën e tij të lojës. Gjithsesi, ndeshja ka situata të ndryshme. Unë do kënaqesha nëse skuadra do vazhdonte të luante me grintë dhe me ritëm. Do futemi në fushë për maksimumin. Kampionati shqiptar është shumë i barabartë, mund të fitosh me të gjitha ekipet, por edhe mund të humbasësh me të gjitha. Është shumë shpejt për të përcaktuar pretendentët, por me fuqinë që kemi dhe me mentalitetin, objektivat janë të qarta.” – deklaroi Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"