Shehi: Nuk e sakrifikoj Krasniqin ndaj Kamzës, edhe jashtë fushe luajmë vetëm për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 16:13

Shehi: Nuk e sakrifikoj Krasniqin ndaj Kamzës, edhe jashtë fushe luajmë vetëm për titullin

Stërvitja e së enjtes ka “vulosur” formacionin e Skënderbeut për ndeshjen që do të luajnë të dielën kundër Kamzës. Seanca e djeshme u përqendrua më së shumti në aspektin tekniko-taktik, duke aplikuar në një pjesë të mirë të saj edhe gjuajtjet në portë nga pozicione të ndryshme.

shehi

Edhe pse dilemat për titullarët kishin marrë fund, Orges Shehi nuk preferoi që ta zbardhë publikisht atë. Në një bisedë të zhvilluar me gazetarët, trajneri nuk hezitoi që të jepte disa përgjigje të shkurta rreth situatës. “Mos prisni të them që sot (dje) formacionin, ai do të shpallet vetëm para ndeshjes”, tha trajneri. Në mungesë të Blerim Krasniqit në sulm, tekniku u shpreh se ka në dispozicion Oto Xhonin, Guindon dhe Hoxhajn, ndërsa theksoi:

“Nuk do sakrifikoj Krasniqin në këtë gjendje fizike që paraqet”. Nuk donte që të fliste për bojkotin, megjithatë qartësoi se ajo çështje është ezauruar tashmë.

Foli edhe për objektivin ndaj Kamzës, ndërsa nënkuptoi që fitorja në shtëpi është obligimi i vetëm. “Dihet prej kohësh se ne edhe jashtë fushe luajmë vetëm për të fituar”, theksoi ai. Ndërkaq, tekniku i ekipit korçar deklaroi se seancat stërvitore gjatë dy ditëve në vazhdim do zhvillohen rreth mesditës për t’iu përshtatur edhe orarit të ndeshjes me Kamzën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"