“Shehi nuk e priti mirë”, Ismajlgeci flet në “Panorama TV” për transferimin në Bosnjë: U shënova dhe më kërkonin që në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 17:09

“Shehi nuk e priti mirë”, Ismajlgeci flet në “Panorama TV” për transferimin në Bosnjë: U shënova dhe më kërkonin që në verë

Marsel Ismajlgeci ka qenë i ftuar në një lidhje direke në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ku ka treguar emocionet dhe prapaskenat e transferimit te Zrinjski në Bosnjë Hercegovinë.

bandicam 2023-02-02 16-44-38-869

Ish-kapiteni i Tiranës tregoi se ndonëse bëhej fjalë për një kampionat të panjohur për shqiptarët, ai vetë e shihte si një trampolinë për një kampionat më të fortë.

“Është e vërtetë që isha kapiteni i Tiranës këtë vit, por besoj se ishte lëvizje e mirë se mendoj që koha ime të Tirana kishte përfunduar. Mendoj se është lëvizje e mirë te kampionët e Bosnjës se ata luajnë në Europë dhe mendoj se është një lëvizje e mirë.

Si u bë transferimi? Me këtë pjesë janë marrë menaxherët, nuk e dija derisa erdhi oferta në ditët e fundit të merkatos. Unë mendoj se duhet t’i bëj hapat avash-avash, të shkoj në një ekio të mirë në një kampionat më të fortë. Jo të shkoj në një kampionat të fortë e të kthehem përsëri prapa.

Zrinjskit i kam shënuar në verë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës. Më kanë kërkuar që në verë, por tani erdhi transferimi. Është e vërtetë që shqiptarët nuk e njohin shumë ligën boshnjake por kanë treguar që janë ekip i fortë dhe këtë vit arritën play-off të Ligës së Konferencës. Unë shpresoj që atje të bëj një kampionat sa më të mirë, të bëj gola dhe asistoj që të shitem në një ekip më të madh akoma.

bandicam 2023-02-02 16-42-56-906

Me trajnerin Shehi dola pak dje, nuk është se e priti mirë, por… Profesori më uroi vetëm sukses, por e di që janë të mërzitur pak. Edhe unë pak, po e di që do të dalin kampionë edhe pa mua. Edhe mua Shehi më tha të njëjtën gjë me Xhixhës, që kur të ikësh atje të mos shohësh më mbrapa, po të shohësh para e të shkosh sa më larg.

Momenti që spikati? Padyshim goli në Champions ishte qershia mbi tortë në karrierën time te Tirana. Të them të drejtën, pas gjuajtjes së Muçit e kthimit gabim të portierit, thjesht po vrapoja se doja të shënoja dhe nuk e besoja deri sa mbaroi ndeshja që kisha bërë gol në Champions.

Miqësi te Tirana? Mendoj se vendin e parë, ndonëse të gjithë i kam si vëllezër, por kontaktin e kam pasur me Çelhakën se kemi qenë në ekipin e parë bashkë. Ruaj kontakte pothuajse me të gjithë që janë larguar se Tolin, Hoxhallarin, Seferin e Totren, me të gjithë. Secili ka karrierën e vet dhe unë shpresoj që siç ikën ata jashtë, të ndjek edhe unë karrierën time. Më shumë këtu rrija me Xhixhën dhe Deliun se kishim shtëpitë afër. Për Xhixhën m’u bë qejfi shumë se mezi po e pritnim që të shitej dhe ia doli. “Topin e Artë” të Superiores ia dhashë Redonit, se e mbajta boll. I thashë Xhixhës që nuk ta jap, po më tha do zihesh me babin.

Pengje? Do të doja ta mbyllja edhe këtë vit si kampion, por besoj se çunat do të marrin titullin edhe pa mua. Kam besim që po se janë me karakter të fortë e mentalitet fituesi. Tifozëve të Tiranës dua t’i them faleminderit pa masë se nga dita e parë nuk kanë reshtur së brohorituri e duartrokituri, duke mbushur shkallët e stadiumit. Dua t’u them faleminderit dhe u uroj gjithë të mirat. Nëse kampionati imë mbaron më shpejt, shpresoj të jem edhe unë për titullin këtu”, tha ndër të tjera Ismajlgeci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"