Shehi nuk e ka zgjedhur ende formacionin e Tiranës, dy dilema për titullarët ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 9:57

Shehi nuk e ka zgjedhur ende formacionin e Tiranës, dy dilema për titullarët ndaj Dinamos

Orges Shehi ka vendosur që të luajë për kualifikim. Në mungesë të Xhixhës, trajneri ka vendosur që të aktivizojë më të mirët që ka në dispozicion.

tirana

Nga minuta e parë do të jenë Bekaj në portë, në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Behiratçe dhe njëri prej dyshes Ismajlgeci-Përgjoni. Në mesfushë, Toli, Totre e Limaj. Në sulm, me shumë mundësi do të luajë treshja Seferi, Ngo dhe Hoti. Gjithashtu, mundësi kanë Gjumsi dhe Beshiraj.

fm (1)

Gjithashtu, mund të kemi edhe rokadë të vogël për të ruajtur ndonjë prej titullarëve për ditën e hënë. Gjithsesi, duke parë që Kukësi është larg, Tirana do të tentojë përmbysjen e madhe në Kupën e Shqipërisë. Për t’u kualifikuar, i duhen tre gola diferencë, sepse në ndeshjen e parë me Dinamon skuadra bardheblu është mundur me rezultatin 2-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"