Shehi në tribunë, drejtuesit e kuq bëhen bashkë. Ja pikantet e sfidës Teuta-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 22:43

Shehi në tribunë, drejtuesit e kuq bëhen bashkë. Ja pikantet e sfidës Teuta-Partizani

-Në orën 11:30, të parët që shkelin tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë nuk munguan edhe të kuqtë. 

Teuta-Partizani ndeshja

-Risi te Teuta, trajneri Edi Martini drejton skuadrën së bashku me ndihmësin e tij Gentian Begeja, me të cilin bashkohet pas 18 viteve që nga koha kur ishin lojtarë të Luftëtarit. Alfred Osmani është trajneri i portierëve dhe Eduard Salillari përgatitës atletik. –

Në tribunën VIP, dy presidentët Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi, e ndoqën ndeshjen nën shoqërinë e drejtorit teknik të Teutës, Artan Shtyti, dhe presidentit të Partizanit Gazmend Demi dhe drejtorit Olsi Rama. Dy drejtuesit e kuq kishte kohë që nuk rrinin kaq pranë në tribunë, duke dhënë sinjale bashkimi në kampin e kuq.

-I pranishëm në tribunën e stadiumit “Niko Dovana” ishte edhe ish-portieri i dy skuadrave, Orges Shehi, emri i të cilët është lakuar së fundmi si pasuesi i mundshëm i ish-trajnerit Franko Lerda në krye të stolit të Partizanit.

SHEHI

-Hektor Idrizaj dhe Esin Hakaj rikthehen në Durrës si kundërshtarë, ndërsa Renato Arapi dhe Emiljano Vila që kanë qenë pjesë e Partizanit.

-Të pranishëm në stadiumi ishin rreth 1000 tifozë nga Durrësi si dhe “Ultras Guerrlis”, të cilët rezervuan vendin e tyre në stadium për të përkrahur skuadrën e zemrës

. -Në minutën e 62-të të dyja kampet u përfshinë në sherr në fushë, por në fund ka ndarje me shtrëngim duarsh mes lojtarëve të dy skuadrave dhe stafeve respektive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"