Shehi në krye të Kukësit, Gjici: Do ta shkarkoj dhe atë po nuk fitoi titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 0:29

Shehi në krye të Kukësit, Gjici: Do ta shkarkoj dhe atë po nuk fitoi titullin

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici zbuloi se trajneri i ri i Kukësit do të jetë ish-tekniku i Skënderbeut Orges Shehi.

gjici-640x497

Për “Top Channel”, kryebashkiaku i Kukësit theksoi se Shpëtim Duro duhet të dorëhiqej për rezultatet zhgënjyese në 3 takimet e fundit.

Fillimisht, ish-trajneri i Partizanit Skënder Gega ishte favorit për të marrë stolin e verilindorëve, por më pas kjo pistë ra dhe favorit doli Orges Shehi.

“Tekniku i ri i Kukësit – Trajneri i ri do të jetë Orges Shehi. Ai është i ri dhe me përvojë si futbollist. Unë ia kam bërë të qartë objektivin titull dhe kam besim tek ai. Nëse nuk e fitojmë, atëherë do e shkarkoj si të tjerët, kjo është puna e trajnerëve.

orges shehi

Dy kandidatët e tjerë Gega dhe Shkëmbi
– Shkëmbi është trajner i zoti. Kam biseduar me të dhe Skënder Gegën, por nuk e ktheva unë Gegën nga Amerika.

auto_auto_auto_auto_auto_auto_gega155146931515537704321554802314155683259015587956571559409808-770x433

shkembi

Shpëtim Duro u shkarkua – Duro duhej të jepte vetë dorëheqjen e jo ta shkarkoja unë. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij’’, përfundoi Gjici.

Shpetim Duro

Pas barazimit 2-2 me Teutën 90 sekonda nga fundi i ndeshjes, presidenti Gjici shkarkoi nga detyra e trajnerit Shpëtim Duron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"