Shehi: Ndaj Flamurtarit ndeshje derbi, ta përfytyrojmë sikur është… finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 19:23

Shehi: Ndaj Flamurtarit ndeshje derbi, ta përfytyrojmë sikur është… finale

Trajneri i Skënderbeut, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp ku foli për gjendjen e skuadrës së tij për sfidën e nesërme ndaj Flamurtarit. Shehi e ka cilësuar këtë si një përballje derbi, teksa korçarët do të futen në fushë për ta fituar me çdo kusht.

Shehi

“Humbjet nuk lenë një shije të mirë, por janë të pranishme në futboll. Është një shprehje që thotë: Humbjen pranoje, por mos e duro. Ndaj Flamurtarit është deri diku ndeshje derbi. Shyqyr që është ndeshje shpejt, që skuadra të reagojë. Do të kërkojmë të rikthehemi te fitorja, tek ajo grinda, te dëshira e madhe për të bërë mirë.

Do futemi në fushë me dëshirën e madhe për të marrë 3 pikët. Bregu është një lojtar i rëndësishëm i joni. Jo më kot është pjesë e formacionit. Është një lojtar që ka vlera dhe na ndihmon shumë. Do të bëjmë çmos ta rikuperojmë deri nesër. Në qoftë se nuk do të luajë Bregu, kemi 2-3 opsione gjithsesi do të vendosim nesër se kush do ta nisë nga fillimi.

Në një garë të gjatë, ndërrimi i pozicioneve është më se normal. Ne na shqetëson fakti që nuk ishim atje ku duhet, për sa  i përket dëshirës dhe grintës në ndeshjen e fundit. Na ka ngelur detyrë të rikthehemi tek ajo që dimë të bëjmë më mirë. Dhënia e maksimumit. Ta përfytyrojmë ndeshjen sikur është e fundit dhe t’i shkarkojmë të gjitha energjitë.

Kemi dy sulmues që kanë shkëmbyer pozicionet herë pas here gjatë kampionatit, por nuk e kam vendosur ende se cili prej tyre do të luajë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se nuk ishim atje ku duhej në sfidën ndaj Laçit, por gjithsesi unë do të thoja që jemi këtu për të folur për ndeshjen e nesërme, nuk do të qajmë atë iku, sepse vjen tjetra shumë shpejt.

Gabimet gjithmonë duhen rregulluar. Ndaj Flamurtarit është një ndeshje që për ne vlen shumë. Karikimi i skuadrës në të tilla ndeshje është maksimal.  Ndeshjen e fundit nuk ishim atje ku duhej dhe sfida ndaj Flamurtarit merr vlerë të dyfishtë. Ne jemi skuadër e re. Kur lufton për objektiva madhore gara është e gjate. Në ndeshjet e forta s’kemi çeduar, kemi qenë shumë mirë. Ndeshjet e lehta në letër bëhen më të forta në fushë. Na ngelet për detyrë të rikthehemi atje ku ne bëjmë më mirë.

Pyetja më lidhjen me trajnerin Daja më është bërë edhe para ndeshjes së parë në Vlorë, të cilën ne e fituam. Është ndeshje mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Siç mund të njohë Daja lojtarët tonë dhe ne i studiojmë dhe i njohim lojtarët e tyre. E dimë se E dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe çfarë nuk bëjnë mirë”, u shpreh Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"