Shehi mendon për 11-shen, ka balotazh Lushkja-Hila. Ja si pritet të rreshtohet Tirana përballë Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 8:22

Shehi mendon për 11-shen, ka balotazh Lushkja-Hila. Ja si pritet të rreshtohet Tirana përballë Kukësit

Tirana do të luajë ditën e diel ndaj Kukësit në transfertë. Trajneri Orges Shehi ka punuar dje vetëm me gjysmën e skuadrës, pasi një pjesë e lojtarëve ka qenë pushim dhe më shumë janë marrë me relaks. Shehi ka punuar taktikisht me Abazajn dhe lojtarët e tjerë që nuk luajtën titullarë.

TIRANA 1

Me largimin e Ismajlgecit, i cili lë një boshllëk në skuadër, Shehi duhet të mendojë për formacionin anti-Kukësi.

FORMACIONI Në portë nuk ndryshon gjë. Bekaj do të jetë titullar. Mbrojtja do të ndryshojë me Përgjonin tashmë titullar majtas, Toshevskin djathtas, ndërsa dyshja e qendrës Lulaj-Najdovski.

Dilema e madhe është mesfusha, me Lushkjën që mund të ruhet dhe në vend të tij të luajë Hila. Në këtë repart kthehet Deliu, ndërsa titullar është Aleksi.

Balotazh mund të ketë mes Lushkjës dhe Hilës, sepse vetëm njëri prej tyre do të jetë në fushën e lojës. Edhe në sulm do të luhet me ndryshime, ku krahas Patrik, Hasanit do të luajë Nikqi, ose në alternativë Abazaj.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"