Shehi me skalionin e dytë në fushë, ja si pritet të rreshtohet Tirana përballë Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 11:07

Shehi me skalionin e dytë në fushë, ja si pritet të rreshtohet Tirana përballë Lushnjës

Tirana do të luajë sot me Lushnjën në ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Praktikisht, kualifikimi është mbyllur dhe do të luhet vetëm për të respektuar 90-minutëshin e dytë të këtij kompeticioni.

TIRANA 1

Për të ruajtur lojtarët për në kampionat, Shehi do të hedhë në fushën lojës ekipin e dytë. Në fakt, skuadra e dytë është dobësuar dhe Shehi ka afruar lojtarë nga 19-vjeçarët.

Në fushë do të jenë edhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat. Kujtojmë që Tirana humbi sfidën e fundit në kampionat ndaj Kukësit, por është në vendin e parë të renditjes së Kategorisë Superiore.

Tirana lufton të fitojë tre trofe këtë sezon. Ka marrë Superkupën dhe pretendon të marrë Kupën dhe titullin kampion.

tirana

PANORAMASPORT.AL