Shehi me më të mirët, ja formacioni i mundshëm i Tiranës ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:24

Shehi me më të mirët, ja formacioni i mundshëm i Tiranës ndaj Vllaznisë

Edhe dje trajneri i Tiranës është marrë gjatë me formacionin, duke punuar taktikisht dhe me lojën në ajër.

TIRANA

Shehi për sfidën me Vllazninë ka vendosur të luajë në mesfushë Ardit Tolin dhe jo me Filip Najdovskin.

Duke parë formën e maqedonasit që vjen nga dëmtimi, trajneri ka menduar për Tolin, që në takimin e parë në Shkodër u ndëshkua me të kuq. Formacioni konfigurohet me Bekajn në portë.

Mbrojtja me Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin. Në mesfushë, Toli shkatërrues, Limaj e Totre.

Braziliani teorikisht do të luajë në qendër ndërsa nga krahët janë Seferi e Xhixha titullarë të padiskutueshëm në ekipin e Tiranës.

Gjithsesi, në sfidën me Vllazninë nga minuta e parë pritet të luajë Hoti. Edhe pse ka qenë me temperaturë, Shehi do t’i besojë lojtarit të ardhur nga Llapi.

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"