Shehi me laps e letër në dorë, afrimi i ri “djeg” Demten. Ja formacioni i korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 16:33

Shehi me laps e letër në dorë, afrimi i ri “djeg” Demten. Ja formacioni i korçarëve

Me afrimin e brazilianit Eskerdinja, Skënderbeu duket se ka një armë më të fortë në mesfushë. Me laps e letër në dorë, trajneri i Skënderbeut ka një ekip më kompakt dhe duket se diçka do të ndryshojë në rreshtimin e lojtarëve në fushë.

skenderbeu

Me Eskerdinjën, vendi i titullarit duket se i ikën nga duart Demtes, që me shumë mundësi do të jetë i sakrifikuari i skemës së Shehit. Në rreshtimin e ri të kampionëve do të jetë mesfusha e përbërë me tre lojtarë, nga të cilët Dita dhe Muzaka do të jenë me siguri shokë reparti me brazilianin.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"