Shehi largohet nga grumbullimi me Skënderbeun, shkon drejt Korçës. Muzaka bashkohet me grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 12:22

Shehi largohet nga grumbullimi me Skënderbeun, shkon drejt Korçës. Muzaka bashkohet me grupin

Portieri – Orges Shehi, kapiteni bardhekuq i Skënderbeut, është larguar ditën e sotme me leje drejt qytetit të tij për të qenë pranë familjes. Kjo për vetë faktin se djali i kapitenit të Skënderbeut feston 15-vjetorin e lindjes dhe kjo ishte një festë, e cila nuk mund të humbej për asnjë arsye. “Gardiani” durrsak i Skënderbeut pritet që të qëndrojë pranë familjes ditën e sotme dhe nesër të jetë sërish gati për ndeshjen e Kupës ndaj Teutës. Kapiteni është një nga pikat e forta në formacionin e ekipit dhe prania e tij në fushë është një motivim më shumë për futbollistët e tjerë. Ndërkohë, gazeta bashkohet me urimin e klubit të Skënderbeut për festën në familjen e Shehit.

shehi

Mesfushori – Skënderbeu vijon përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës në Kupë përballë Teutës. Dita e djeshme ka parë të plotë ekipin bardhekuq nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja duke punuar më së shumti me anën tekniko-taktike, si dhe me sjelljen e lojtarëve në fushë, që nga qarkullimi i topit, e deri tek ana sulmuese e ekipit. Mesfushori Gjergji Muzaka, i cili një ditë më parë zhvilloi stërvitje të diferencuar, dje është bashkuar me grupin. Ai nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe është në dispozicion të plotë për trajnerin Daja. Përgatitjet do të mbyllen sot, ku tekniku do të vendosë edhe për formacionin që do të hedhë në fushë në sfidën përballë durrsakëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"