Shehi: Jemi të eliminuar, por nuk dalim pa pikë nga Zvicra. E mbyllim me sukses aventurën në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 17:31

Shehi: Jemi të eliminuar, por nuk dalim pa pikë nga Zvicra. E mbyllim me sukses aventurën në Europë

Skënderbeu shkon në Bernë, për tu përballur me Jang Bojs në ndeshjen e fundit për korçarët këtë sezon në Europa Ligë. Ata tashmë e kanë të sigurt moskalimin e grupit, por Orges Shehi, thotë se synimi i ekipit është të mos dalë pa pikë nga Zvicra, rezultat që do i shërbente për vazhdimësinë këtë sezon.

Shehi

“Duhet të vazhdojmë me paraqitjet e mira. E kemi nisur shumë herët aventurën në Europë, dhe shpresoj ta mbyllim me sukses edhe këtë ndeshje të fundit. Do donim të mos dilnim pa pikë, por edhe fitorja do na rriste moralin për më tej, por gjithashtu do na ndihmonte edhe për koefiçentin e klubit.”

Gardiani i korçarëve vlerëson paraqitjen e Skënderbeut në këtë fazë grupesh, pavarësisht eliminimit të parakohshëm. “Nuk ndiejmë keqardhje. Kemi arritur rezultate shumë të mira në grupe, dhe pse kërkonim të kalonim në fazën tjetër. Jemi paraqitur si të barabartë me çdo kundërshtar, pavarësisht se rivalët kanë qenë më mirë si nga buxheti edhe nga përbërja.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"