Shehi: Jam mësuar që medaljet t’i marr në fushë, ja çfarë duhet të korrigjojë Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 19:40

Shehi: Jam mësuar që medaljet t’i marr në fushë, ja çfarë duhet të korrigjojë Skënderbeu

Orges Shehi e tregoi edhe njëherë se është duke kaluar një formë të shkëlqyer të skuadra e Skënderbeut pavarësisht moshës. Në minutën e 79-të gardiani i portës korçare realizon një pritje spektakolare duke i mohuar Sefës golin e dytë.

Shehi

Në një pornoncim të shkurtër për “Supersport” pas ndeshjes 40-vjeçari tregoi emocionet e nderimit me titullin doktor “Honoris Causa” nga Universiteti i Korçës si dhe tregoi se çfarë duhet korrigjuar në skuadër.

Për titullin e dhënë nga Universiteti i Korçës

“Është një emocion i veçantë, jam mësuar që medaljet dhe titujt t’i marr në fushë. Më bën të ndihem krenar dhe i vlerësoj pa masë.”

Forma e shkëlqyer që po kalon

“Përderisa je në fushë duhet të jesh 100 % kjo është motoja ime. Më vjen mirë që po marr frytet e punës. Si unë ashtu dhe skuadra. Ilir Bozhiqi është trajneri i portierëve më i mirë në Shqipëri. Kërkojmë të jemi në perfeksion.”

Çfarë duhet korrigjuar te Skënderbeu

“Duhet të korrigjojmë pak, duhet të jemi në rritmini e 4 ndeshjeve që luajtëm me rivalët tonë duke futur edhe Jang Bojsin. Na mungon rritmi i Europa Ligës.”

Rastet e pakta të kundërshtarëve

“Kur luan me ekipe dhe nivele të larta, sigurisht je ekip favorit. Nuk mund të kesh shumë punë, por gjithsesi duhet të jesh i gatshëm në çdo moment.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"