“Shehi i duhuri për Tiranën”, Ahmataj në “Panorama TV”: Silvinjo mund ta dërgojë Kombëtaren edhe në Botëror, rikthimi i Sadikut…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 22:22

“Shehi i duhuri për Tiranën”, Ahmataj në “Panorama TV”: Silvinjo mund ta dërgojë Kombëtaren edhe në Botëror, rikthimi i Sadikut…

Trajneri i Tirana U-19, Julian Ahmataj ka qenë pjesë e emisionit sportiv, “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Gjatë intervistës ai foli për ekipin e të rinjve që drejton si dhe për Tiranën e drejtuar nga Orges Shehi. Gjithashtu Ahmataj u shpreh se ka shumë besim tek trajneri Silvinjo, si dhe pretendon ta shoh Kombëtaren kuqezi edhe në Botëror.

dgff

“Sezoni ka mbaruar ne jemi në periudhë seleksionimi, do ju japim mundësinë të gjithëve të vijnë dhe të provojnë aftësitë e tyre tek Tirana. Ka shumë talente, kemi lojtarë të talentuar, janë garanci për të ardhmen dhe janë oksigjen për futbollin shqiptar. Më mungon futbolli i luajtur, por duke qenë trajner më ndihmon të rinjtë dhe marr kënaqësi të pamasë. Jam munduar të jem korrekt dhe i hapur, ata kanë nevoje për informacione dhe unë jam shumë i gatshëm. Futbolli shqiptar është në rritje, FSHF ka bërë një punë të madhe, ashtu si edhe qeveria duke bërë stadiume, po i kthejmë sytë nga futbolli. Tirana bëri një kampionat shumë të mirë, ky kampionat do të ketë vazhdimësi, ata gjithmonë do të jenë pretendentë për titullin.

Ndeshja me Bylisin- Nuk mund të flas dhe nuk mund të shpreh asgjë, futbolli është luajtur në fushë dhe është parë çdo gjë. Nuk duhet shikuar më nga e shkuara por duhet menduar për të ardhmen.

Tirana po krijon një grup të mirë lojtarësh, mund të bëjë shumë mirë në Ligën e Konferencës. Shehi është një zgjedhje shumë e duhur për Tiranën, Orgesi tregoi fisnikëri duke vazhduar pasi ka bërë një punë të mirë me ekipin.

Besoj që kjo Kombëtarja duhet të arrijë edhe më shumë, ka arritur në Europian dhe duhet ta bëjë sërish, pse jo të shkojë edhe në Botëror. Lojtarët që luajnë jashtë në kampionatet më të mira duhet të tregojnë profesionalizëm, sakrificë dhe stabilitet. Të gjithë trajnerët bëjnë më të mirën në ekipet ku punojnë dhe Silvinjo mund të na japë gjëra të reja, një frymë të re dhe të gjithë duhet ta mbështesim. Në shumicat e ndeshjeve duhen zgjedhur futbollistë me eksperiencë, dhe mendoj se rikthimi i Armando Sadikut është i duhuri. Tirana kërkon të jetë gjithmonë në majë, ka merkato hyrje dhe dalje, por do të shohim çdo të ndodhë.

Kemi një grup lojtarësh, ata u shpallën kampionë tek U-19, disa futbollistë. Objektivi jonë si akademi është të bëjmë shumë më mirë se sezoni që lamë pas, lojtarët na japin garanci për të ardhmen. Kemi një projekt që nuk do ta le në mes, nuk e kam diskutuar pjesën e lëvizjes, por nëse do të dalë diçka më e mirë pse jo”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"