Shehi fikson formacionin anti-Apolonia, ja si pritet të rreshtohet Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 13:38

Shehi fikson formacionin anti-Apolonia, ja si pritet të rreshtohet Tirana

Tirana vazhdon përgatitjet për sfidën me Apoloninë. Në takimin që luhet në “Air Albania”, bardhebluve do t’u mungojnë dy lojtarë. Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallarin dhe Kristi Vangjelin. Dyshja është me kartonë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Hoxhallari e Bekaj bashkohen sot me skuadrën, për të nisur stërvitjen, ndërsa pritet që Shehi të rreshtojë skuadrën antiApolonia.

Tirana festa5

Me të gjitha gjasat nga minuta e parë kthehet në portë Bekaj, i cili nuk u aktivizua në sfidën me Laçin, pasi kishte probleme personale. Me dy mungesa në mbrojtje, Shehi e ka të detyruar të aktivizojë treshen Behiratçe, Najdovski e Toshevski. Në mesfushë pesëshja është e saktësuar që më parë. Nga krahët Ismajlgeci e Kale ose Toli djathtas, ndërsa në qendër dyshja Çelhaka-Batha. Në sulm, Halili, Torasa dhe Seferi. Bardheblutë kanë dy mundësi të mëdha përpara për të marrë gjashtë pikë. Skuadra nuk vuan asnjë dëmtim.

I vetmi që nuk është në maksimumin e mundësive të tij është Elton Kale që vuan dhimbjet e shpatullës. Klubi bardheblu pret shpërthimin e lojtarëve të marrë në janar, si Vairinen, që sërish nuk ka mundur të shënojë as në miqësoren me ekipin Shpresa. Bardheblutë janë 7 pikë larg vendit të parë dhe vetëm pesë pikë nga Europa dhe kanë mundësi më shumë se për të shpëtuar sezonin. Sigurisht, duhet të përsërisin sezonin e shkuar me 40 pikë në 14 javë. Këtë kampionat i mbeten edhe 11 javë. Nëse i marrin pikët e plota, gjërat do të ndryshojnë…

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"