“Shehi është i izoluar, do të…”, zv.trajneri Tetova flet para sfidës me Teutën: Objektivat? Në lojë janë edhe 51 pikë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 10:50

“Shehi është i izoluar, do të…”, zv.trajneri Tetova flet para sfidës me Teutën: Objektivat? Në lojë janë edhe 51 pikë…

Në mungesë të trajnerit Orges Shehi, i cili është i izoluar, për shkak të gjendjes shëndetësore, para mediave ditën e sotme doli ndihmësi i tij, Edlir Tetova, i cili foli në prag të sfidës ndaj Teutës. Një përballje speciale kjo për durrsakun, i cili do të kërkojë të triumfojë ndaj skuadrës së qytetit të tij.

Edlir Tetova Tirana

GJENDJA E SHEHIT- Orges Shehi është i izoluar dhe do të kthehet shumë shpejt në ekip. Kaq mund të them për momentin.

NDESHJA NDAJ TEUTËS- Është një ekip që ka bërë mirë kampionatet e fundit, sigurisht edhe këtë sezon po bën mirë. Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Djemtë janë paraqitur shumë mirë në stërvitje dhe ne presim që ata të bëjnë më të mirën në fushën e lojës. Çdo gjë do t’ia lemë fushës, ditën e ndeshjes.

HUMBJA NDAJ KUKËSIT- Nuk ka ndikuar aspak në gjendjen psikologjike të skuadrës, sepse lojtarët ishin koshient që bënë mirë atë ndeshje, thjesht te pjesa para portës duhet të ishin më konkretizues për të shënuar golin.

U ndëshkuam nga një episod, kështu që, themi që të bëjmë përpara dhe të vazhdojmë punën siç kemi vazhduar këtë javë për të pritur ndeshjen e radhës. Ai është një kapitull i mbyllur me Kukësin dhe ne duhet të shikojmë përpara. Në lojë janë edhe 51 pikë, që janë gati gjysma e kampionatit, kështu që ne kemi objektiv ndeshjen e radhës. Shpresoj t’ia dalim mbanë.

MUNGESAT- Patjetër që mungesat janë shumë të rëndësishëm. Torasa vuan dëmtimin e gjurit akoma. Shpresojmë me ndihmën e mjekëve, nga java tjetër të fillojë stërvitjen. Është mungesa e Najdovskit që ka rezultuar pozitiv me COVID. Danso është me 4 kartonë. Grupi tjetër ka punuar maksimalisht, shpresoj t’ia dalim sa më mirë.

LIDHJA E VEÇANTË ME TEUTËN- Ne bëjmë pjesë te kjo lloj pune. Sot jemi këtu, nesër jemi atje. Sigurisht, është ekipi i qytetit tim, por unë do të bëjë më të mirën për Tiranën, kjo është puna ime si profesionist”, u shpreh Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"