Shehi: E nisëm siç dëshironim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2016 | 14:55

Shehi: E nisëm siç dëshironim

Për Orges Shehin, e rëndësishme është që kampionati nisi me tri pikë.

shehi telushi skenderbeu flamurtari

“Gjithmonë takimet e para janë mjaft të vështira, pavarësisht se cilin kundërshtar ke përpara. Besoj se kemi bërë më të mirën tonë në këtë takim, por futbolli i tillë është dhe ngandonjëherë nuk do topi që të shkojë në rrjetë. Por, e rëndësishme është që e fituam ndeshjen dhe e nisëm me tri pikë kampionatin.

Kundërshtari ishte i fortë dhe na e bëri pak më të vështirë takimin, por e përsëris e rëndësishme ishte që e nisëm me këmbën e mbarë sezonin e ri. Golat e Salihit? Gjithmonë nuk e kam vënë në dyshim aftësinë e Salihit. Ndeshja e parë zyrtare dhe Salihi shfaqet me dygolësh. Mund të them se çasti më negativ i takimit ishte dëmtimi i Osmanit”, është shprehur kapiteni Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"