Shehi: E mbyllim me dinjitet, dorezat e ndeshjes do t’i ruaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 21:30

Shehi: E mbyllim me dinjitet, dorezat e ndeshjes do t’i ruaj

Portieri dhe kapiteni i ekipit korçar është shfaqur më i qetë se të tjerët në përfundim të ndeshjes. Ai u shpreh i kënaqur me rezultatet që ka arritur ekipi dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kompeticionet Evropiane.

shehi

Të vjen keq që goli u shënua në fund?

Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen.

Ca note i vini ekipit?

Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip.

Ndeshja e fundit ne Europë?

U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze.  Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona.

Dorezat e ndeshjeve të Europa Ligës do i mbash?

Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.

A je i irrituar me arbitrin edhe ti?

Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, por është e vërtetë që pretendonim për diçka më shumë. Unë që nga porta nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"