Shehi: Do të jemi në finale të Kupës, na duhen… mend në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2019 | 18:05

Shehi: Do të jemi në finale të Kupës, na duhen… mend në kokë

Skënderbeu do të kërkojë të kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë në takimin që do të luajë ditën e nesërme përballë Kukësit. Korçarët kanë humbur në sfidën e parë me rezultatin 2-1, por tashmë luajnë në shtëpinë e tyre dhe gjithçka është e mundur. Trajneri Shehi shprehet se takimi është i vështirë dhe kërkon përqëndrim nga skuadra.

Shehi

“Jemi në një rezultat 2-1 që na jep shpresë për të kaluar. Është nga ato ndeshje që do përqëndrim, mend në kokë. Nuk duhet kaluar në aventura sepse ndeshjet me vajte ardhje kanë specifikën e tyre dhe një gol në fushën kundërshtare të hap shumë vështirës. Duehet kujdes dhe duhet menaxhuar mirë.”

“Duhet të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, duhet të jemi dominues, por duke qenë të kujdeshëm. Duehet të jemi në finale nesër, shpresoj. Edhe në kampionat kemi mundësi për Europën, do ta tentojmë me çdo forcë”, është shprehur tekniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"