Shehi dhe Kukësi qetësohen, sigurohet rikthimi në Shqipëri i titullarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 17:55

Shehi dhe Kukësi qetësohen, sigurohet rikthimi në Shqipëri i titullarit

Vjen lajmi i madh edhe për Vesel Limajn. Është i vetmi që nuk është riatdhesuar ende, e megjithatë klubi duket se ka gjetur një zgjidhje. Gazeta “Panorama Sport” mëson se mesfushori i Kukësit do të jetë nën urdhrat e Orges Shehit më 30 maj.
limaj
Drejtuesit administrativë të Kukësit më në fund kanë arritur që në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe me Ministrinë e Jashtme, duke marrë lejen e kthimit për lojtarin e fundit që u ka mbetur jashtë kufijve. Sikundër dihet, problemi qëndron te mbyllja e kufijve dhe fakti që 23- vjeçari zotëron nënshtetësi gjermane, ndaj edhe kthimi është më i komplikuar.

Limaj konsiderohet një nga futbollistët kyç te verilindorët, ndaj mungesa e tij kishte shqetësuar ndjeshëm stafin teknik. Me grupin që do t’i kompletohet, tashmë Kukësi do të tentojë deri në sekondën e fundit të përmbysë Tiranën, edhe pse 9 pikë nuk janë pak. Kalendari i favorizon në letër, ndaj edhe do të bëjnë çmos që të përfitojnë nga çdo hap flas i kryesuesve. Në tri javët e para pas pandemisë, Kukësi do të presë Luftëtarin, do të shkojë në Tiranë për të sfiduar Partizanit e më pas do të presë Flamurtarin, ndërsa Tirana e nis jashtë fushe radhazi me Bylisin, Luftëtarin e Teutën.

SKERDILAJD SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"