Shehaj dhe Muça firmosin me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2015 | 16:38

Shehaj dhe Muça firmosin me Bylisin

Lorenc ShehajLorenc Shehaj dhe Ledion Muça janë afrimet më të reja të Bylisit. Ish-lojtari i Luftëtarit dhe fieraku tashmë janë zyrtarisht futbollistë të ballshiotëve, ndërsa kanë hedhur edhe firmën në kontratë. Pas Liçajt, Pepës dhe Xhafës, ekipit i bashkohen edhe Shehaj e Muça, duke e çuar kështu në pesë numrin e të afruarve. Mirëpo, merkato e Bylisit duket se nuk do të përfundojë këtu, ndërsa nga sa mësohet pritet të afrohen të tjerë lojtarë për ta përforcuar akoma edhe më shumë ekipin ballshiot. Ndërkohë, nga ana tjetër, Bylisi po vijon me intensitet përgatitjet, në kuadër të pjesës së dytë të kampionatit. Lojtarët po marrin ngarkesat maksimale, me qëllim që kur të rinisë kampionati, të jenë në formën e tyre më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"