Shefi i klubit të Tiranës: Duam që titullin ta fitojmë në fushë, po punojmë për kontratat e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 19:49

Shefi i klubit të Tiranës: Duam që titullin ta fitojmë në fushë, po punojmë për kontratat e lojtarëve

Shefi i klubit të Tiranës Arbi Laçi kërkon që skuadra bardheblu të fitojë titullin në fushë dhe jo nëpërmjet mbylljes së parakohshme të kampionatit shqiptar për shkak të koronavirusit.

Arbi Laci

Për “Fan Zone”, Laçi u shpreh në favor të çdo opsioni të vazhdimit të kampionatit, qoftë edhe me fazë “play-off”. Ndërkohë, referuar çështjes së kontratave të lojtarëve që rrezikohen pas urdhërit të UEFA-s për ta shtyrë sezonin deri në 30 qershor, Laçi shtoi se Tirana po punon aktualisht për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve, por kërkoi që UEFA të ofrojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse për çdo klub futbolli.

“Titulli i fituar në fushë apo në tavolinë –
Natyrisht që jemi në kushtet e një pandemie globale dhe mendimi i parë është që gjithçka të kalojë sa me shpejt dhe të rikthehet normaliteti në jetë. Më pas duam të rikthehet normaliteti edhe në futboll e të vijojmë të luajmë deri në fund, pasi jemi në vitin e 100-vjetorit dhe do të donim ta fitonim titullin në fushë, duke qenë se i kemi të gjitha mundësitë.

Zgjidhja me play-off – Ashtu siç e thashë edhe më herët, ne duam që të rikthehet normalitetit dhe të përfundojmë kampionatin rregullisht, me shpresën që të festojmë edhe titullin. Ky është një rast i paprecedentë dhe si i tillë, mund të pranojmë çdo lloj opsioni që do të zgjidhet, pasi do të jetë i njëjtë për të gjithë, jo vetëm për Tiranën.

Tirana festa e golit

Kontratat e futbollistëve të Tiranës – Këtu te ne ka kontrata të ndryshme dhe natyrisht edhe nga ato që përfundojnë më herët, por po shohim mundësinë e një zgjatjeje të bashkëpunimit, deri në përfundim të kampionatit, që do të shënjojë edhe fundin e sezonit. Mendoj se në këtë pikë duhet një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, pasi nuk preket vetëm Tirana, por të gjithë klubet europiane”, përfundoi shefi i klubi të Tiranës Arbi Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"