Shefi i klubit të Teutës: Ishim në dyshim për zhvillimin e ndeshjes me Kukësin në Durrës, por tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 15:19

Shefi i klubit të Teutës: Ishim në dyshim për zhvillimin e ndeshjes me Kukësin në Durrës, por tani…

Shefi i klubit të skuadrës së Teutës, Enid Furxhi, foli ditën e sotme para ndeshjes me Kukësin, në mikrofonin e “Supersport”.

enid furxhi

Furxhi u shpreh se zhvillimi i takimit në “Niko Dovana” ishte në dyshim deri në momentet e fundit, sepse fusha ishte dëmtuar gjatë kësaj jave, pasi aty ishin ngritur çadrat për banorët pas gjendjes së emergjencës në qytetin e Durrësit.

Kushtet e stadiumit?

Pas ngritjes së çadrave, fusha pati dëmtime serioze. Në disa momente, po vinim në diskutim zhvillimin e ndeshjes këtu. Pas një pune intensive nga punëtorët, u bë e mundur që të rikuperohej disi situata, dhe jemi në kushte më të mira për të luajtur sot ndeshjen ndaj Kukësit.

Tifozët, të paktë këtë sezon…

Jemi drejt një rruge bashkëpunimi me tifozët. Po mendojmë t’i afrojmë në javët në vazhdim, t’u krijojmë edhe disa kushte, që ata mund të kenë ndaj klubit. Të kemi një bashkëpunim më të afërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"