Shefi i klubit të Tërbunit: Lojtarët nuk mund të ikin para kohe nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2020 | 21:21

Shefi i klubit të Tërbunit: Lojtarët nuk mund të ikin para kohe nga ekipi

Tërbuni kishte më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e parë pas ndërprerjes, pasi javën që shkoi ishte pushim, në bazë të kalendarit. Të shtunën pukjanët shkojnë në Rrogozhinë për t’u ndeshur me Egnatian. Fitorja e Dinamos dhe barazimi i Veleçikut e kanë komplikuar situatën për Tërbunin, që ka nevojë për pikë.
terbuni

Presidenti Gjonaj dhe shefi i klubit Frroku janë të shqetësuar për mungesën e Hithit. Shefi i klubit, Dritan Frroku, për gazetën thotë: “Nuk më vjen mirë që lojtarët të largohen pa mbaruar kampionati. Hithi është pjesë e Tërbunit, prej dy sezonesh ka ikur pa lajmëruar askënd. Këtë që ka bërë ai, nuk e ka bërë askush. Pagat çdo lojtar i ka marrë rregullisht, sipas kontratës, ndaj jam i habitur. Tërbuni, nën drejtimin e trajnerit Dalipi, do të dijë të mbijetojë”.

DITMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"