Shefi i garave në FSHF: Presim që kampionati të rinisë në fund të majit, merkato deri në dhjetor, ja formula për Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2020 | 20:15

Shefi i garave në FSHF: Presim që kampionati të rinisë në fund të majit, merkato deri në dhjetor, ja formula për Kupën

Shefi i sektorit të garave në FSHF Lysien Nurishmi bëri me dije se kampionati shqiptar i futbollit mund të rinisë në fund të muajit maj.

lysien-nurishmi-470x338

Në një prononcim për “ABC News”, zyrtari i FSHF-së deklaroi gjithashtu se do t’u caktohet skuadravenjë afat 10-12 ditor për të mundësuar përgatitjen sa më të plotë për kampionatin.

Për sa i përket merkatos, Nurishmi shtoi se transferimet e futbollistëve do të kryhen edhe në muajt gusht e shtator, kur zakonisht nis sezoni i ri, dhe merkatoja do të vazhdojë deri në muajin dhjetor ose janar.

Ai foli dhe për formulën e Kupës së Shqipërisë, e cila pritet të vazhdojë me nga një ndeshje në fushë neutrale.

“Rinisja e sezonit – Deri në këto momente situata nuk është e favorshme. Siç e dimë të gjithë, situata do të përmirësohet. Urojmë nga fundi i muajit maj të rifillojë kampionati kombëtar nga Superiorja deri te moshat. Do të presim dhe dritën jeshile nga shteti, të marrim atë “OK” e shumëpritur”.

Kategoria Superiore

Stërvitja në shtëpi – Normalisht, nga ana sportive, kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për lojtarët, edhe pse ata kanë zhvilluar stërvitje në shtëpi. Përsa i përket rifillimit të kampionatit, është menduar që të lihet një periudhë 10 ditore, ose 12 ditore, që lojtarët të kenë mundësinë të stërviten.

Ndryshimet në kalendarin e sezonit – Normalisht që ne i kemi përgatitur të gjithë skenarët, duke marrë si pikë fillimi javën e parë dhe të dytë të majit. Edhe skenarit më të keq, nëse kampionati fillon në qershor. UEFA ka vendosur dhe limit për klubet që shkojnë në kupat UEFA (20 korrik). Ne besojmë se do e mbyllim deri në fund të muajit korrik.

Kupa e Shqipërisë – Në rast se fillon në mes të muajit maj, do të jetë më mirë për klubet, pasi nuk ka ndeshje çdo tre ditë. Nuk është vetëm kampionati, por dhe ndeshjet e Kupës. Nëse nuk kemi vend në kalendar, do të zhvillojmë ndeshjet e Kupës me vetëm një ndeshje, në fushë asnjanëse.
Kupa e SHQIPERISE

Merkatoja – Në manualin që ka dërguar FIFA për klubet, është shprehur qartë se të gjitha kontratat që mbarojnë me 31 maj, do të mbarojnë kur të mbarojë sezoni. Sa i përket rifillimit të merkatos, merkato do të jetë e hapur edhe me mbarimin e muajit gusht, edhe në shtator. Do të kemi merkato të hapur deri në muajin dhjetor apo janar”, u shpreh Nurishmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"