Shefi i Ferrarit: E kam mik, por Kimin e përzura unë
Miqësia është një koncept miste rioz në disa raste. Mauricio Arrivabene thotë që Kimi Raikonen është miku i tij, por ai e ka përzënë nga Ferrari. Shefi i “kokëkuqes” italiane është shprehur kështu në lidhje me largimin e pilotit finlandez: “Largimi i Kimit ka qenë vendim i mi.
Të gjithë e kanë kuptuar logjikën e këtij vendimi, por kam qenë unë që kam vendosur për këtë largim. Për mua Kimi është një mik dhe kështu mund ta imagjinoni sa të vështirë e kam pasur t’ia komunikoj. Pilotët janë humanë ashtu si unë, por në këto raste ne i trajtojmë si profesionistë”, shpjegon Arrivabene. Le të themi që edhe kur të përzënë, duhet të sillesh si një profesionist edhe nëse je një mik pasi kështu funksionon në botën e Formula 1.
Bosi i Ferrarit më pas ka folur edhe për pilotin e ri Çarls Lëklerk, i cili do të bëjë pjesë në skuadrën italiane nga sezoni i ardhshëm: “Mendoj që Lëklerk ka ende nevojë të fitojë eksperiencë për ta bërë punën që ne kërkojmë.
Duhet të fitosh në gara, por objektivi kryesor është që të marrësh eksperiencën e duhur që të japësh gjithmonë më të mirën në pistë. Është ende herët për të thënë që ai edhe Sebastian do të duelojnë njëritjetrin. Unë e shpresoj diçka të tillë, por mendoj që është shpejt për ta kërkuar këtë gjë”, tha bosi i Ferrarit, Mauricio Arrivabene.
ARTIN LLESHAJ
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"