SHBA-të mbeten jashtë “Rusi 2018”, goli i talentit të Dortmundit nuk e shmang humbjen tragjike (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 9:56

SHBA-të mbeten jashtë “Rusi 2018”, goli i talentit të Dortmundit nuk e shmang humbjen tragjike (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë pjesë e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Një humbje tragjike në ndeshjen e fundit të kualifikueseve në transfertë përballë Trinidad dhe Tobagos ka bërë që skuadra e drejtuar nga Brus Arena të rrëzohet në klasifikim duke dështuar në mënyrë të papritur.

pulisic

Një autogol i Gonzalez në minutën e 17 dhe një gol i Xhons në minutën e 37 i dhanë fitoren 2-0 vendasve në pjesën e parë. Në pjesën e dytë talenti i Dortmundit, Kristian Pulisiç, shënoi në minutën e 47 duke rihapur ndeshjen, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund.

Fitorja 3-2 e Hondurasit ndaj Meksikës së kualifikuar, si dhe fitorja 2-1 e Panamasë ndaj Kosta Rikës së kualifikuar, bënë që SHBA-të të mbeten jashtë finaleve të Rusisë në verën e ardhshme.

Panamaja u kualifikua direkt për në Kupën e Botës, ndërsa Hondurasi do të luajë në “play-off”-in ndërkontinental përballë Australisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"