SHBA-ja akuzon pronarin e klubit të madh të futbollit, menaxhon lojtarë rivalë me kompani “offshore”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 21:44

SHBA-ja akuzon pronarin e klubit të madh të futbollit, menaxhon lojtarë rivalë me kompani “offshore”

Pronari i Çelsit Roman Ambramoviç është vënë në qendër të kritikave dhe akuzave nga Rjeti i Luftës kundër Krimit Ekonomik të SHBA-së (FinCEN).

_103571948_mediaitem103571947
Miliarderi rus akuzohet se zotëron në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kompanive “offshore” futbollistë që nuk janë pjesë e Çelsit.

Njëri prej lojtarëve të përmendur në dokumenta është Andre Karijo, i cili mësohet se kartoni i tij menaxhohej prej Ambramoviçit, edhe pse nuk ka qenë pjesë kurrë e klubit londinez.

FinCEN raporton se oligarku 53-vjeçar Ambramoviç menaxhon shumë lojtarë që nuk figurojnë si pjesë e Çelsit nëpërmjet një pale të tretë, kompanisë “Leiston Holding” me seli në Ishujt Britanikë Virxhin.

Megjithatë, këto të dhëna janë hedhur poshtë nga zëdhënësja e Ambramoviçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"