Shaqiri “sfidon” yllin e Liverpulit: Nuk kam ardhur për pushime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 22:01

Shaqiri “sfidon” yllin e Liverpulit: Nuk kam ardhur për pushime

Xherdan Shaqiri iu bashkua Liverpuli në merkaton e verës, duke veshur fanellën e klubit legjendar, pas një sezoni të shkëlqyer te Stoke.

shaqiri-klop-e1532857975701

Futbollisti me origjinë shqiptare duhet të luftojë për një vend titullari në skuadrën e Jurgen Klop, teksa i ka lëshuar një “sfidë” të drejtpërdrejt yllit Momo Salah. E pamundur duket, por Shaqiri është i gatshëm t’i sfidoj të gjithë, teksa e ka bërë të qartë se nuk ka shkuar te Liverpuli për turizëm.

“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën. Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, u shpreh Shaqiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"