Shaqiri: Na deshi Zoti, por titulli është ende larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2015 | 15:16

Shaqiri: Na deshi Zoti, por titulli është ende larg

shaqiriTrajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, e pranon se skuadra e tij pati shumë fat që mori një barazim në Korçë. “Kësaj i thonë, mos të të lëntë Zoti pa fat (qesh). Duhet ta pranoj se sot (dje) patëm shumë fat. Skënderbeu e dominoi ndeshjen, pavarësisht se neve u munduam që të bënim lojën tonë dhe ishim shumë të motivuar.

Por futbolli i tillë është që kur nuk shënon mund edhe të penalizohesh, të dënohesh dhe kjo i ndodhi Skënderbeut. Ata krijuan më tepër raste sesa neve, por neve bëmë atë që nuk e priste askush, duke shënuar në minutat shtesë. Futbolli i tillë është që përfundon atëherë kur vërshëllen arbitri.

Për mua, ishte penallti që nga momenti i parë kur e pashë. Sakaq arbitri ishte shumë më afër sesa neve dhe e pa shumë mirë që ishte penallti. Pastaj për mua ishte një penallti edhe më përpara me Pejiçin që arbitri mund ta jepte, por në vlerësimin e tij nuk ishte kështu. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë që në ndeshjen e parë që luajtëm këtu, neve faulli nga brenda zonës na u nxor jashtë saj.

Tani nuk mund të them se arbitri shleu atë gabim atëherë, por për mua janë disa momente që ndodhin në të qindtat e sekondës”. Më tej ai pohoi se titulli është ende larg, duke mos anashkaluar Skënderbeun. “Një barazim sipas meje nuk do të thotë se është fundi i kampionatit, pasi ka ende shumë ndeshje. Mund të ketë surpriza, pasi kampionati është i gjatë, por secili ka mendimin e vet. Unë them se kampionati është i hapur, edhe pse jemi me një pikë më shumë sesa Tirana.

Ne jemi përgatitur me këtë stil loje jo që të mbrohemi, por që të sulmojmë. Sot, nuk ndodhi kështu, pasi loja shkoi ndryshe, me kundërshtarin që na sulmoi vazhdimisht. Me këtë nuk dua të fajësoj lojtarët, pasi ata bënë të pamundurën dhe morën me meritë këtë rezultat. Respektoj çdo kundërshtar, pavarësisht se kush është. Tirana, Partizani, Skënderbeu, Laçi janë ekipe ndaj të cilave do të kemi përballje të vështira, pasi kampionati është ende i gjatë”, tha Shaqiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"