Shaqiri: Me PSG-në e merituam, e ndjeva gjatë lojës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 18:00

Shaqiri: Me PSG-në e merituam, e ndjeva gjatë lojës…

Liverpuli mori një fitore të merituar në ndeshjen që zhvilluan përballë skuadrës së PSG-së. Për Xherdan Shaqiri kjo fitore është shumë e rëndësishme i cili kishte qëndruar për 3 sezone larg këtij kompeticioni me skuadrën e Stok Sitit.

sdfhytygf

“Ishte e mahnitshme. Ndodh gjithmonë kështu kur fiton para tifozëve të cilët ishin të mrekullueshëm po ashtu. Ishte një fitore e madhe për të gjithë. E ndjeva gjatë lojës se sa të zhurmshëm ishin tifozët tanë. Ishte një ndeshje e mirë për tu parë. Ne luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave. Nëse do të barazonim në këtë ndeshje do të ndiheshim të mërzitur. Duhet të fitonim për sa i përket performancës që bëmë dhe ia arritëm. Për të qenë të suksesshëm gjatë gjithë sezonit, ne kemi nevojë për çdo lojtar. Kemi shumë ndeshje të vështira, kështu që çdo lojtar duhet të jetë gati. Kemi një skuadër të mirë dhe çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm gjatë sezonit”. – tha Shaqiri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"