Shaqiri: Më mirë që nuk udhëtova në Serbi, e rëndësishme është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 15:36

Shaqiri: Më mirë që nuk udhëtova në Serbi, e rëndësishme është që…

Xherdan Shaqiri nuk u grumbullua nga trajneri Jurgen Klop për të udhëtuar në Serbi në ndeshjen që skuadra e Liverpulit luajti përballë skuadrës së Crvena Zvezdës.

shaqiri

Lojtari nuk u ftua për këtë ndeshje edhe për të evituar ndonjë incident të mundshëm, duke ditur faktin që Shaqiri festoi me “shqiponjë” në Botëror ku i shënoi gol Serbisë në minutën e fundit. Ndërsa në lidhje me këtë mungesë në Serbi ai u shpreh:

shaqiri

“Do të ishte një atmosferë e nxehtë dhe ishte më mirë që të mos udhëtoja me skuadrën e të isha i përqendruar vetëm ën futboll. Isha në një gjendje të mirë dhe u stërvita me një pjesë të lojtarëve që nuk ishin për këtë ndeshje. Doja që të paraqitesha mirë në ndeshjen pasardhës dhe ishte diçka e mirë. Është trajneri ai i cili vendos nëse do të luaj nga fillimi apo do të futem në pjesën e dytë. E rëndësishme është që të japim më të mirën tonë dhe të japim ndikimin tonë kur të aktivizohemi. Në një skuadër nuk mund të luajnë më shumë se 11 lojtarë Çdokush duhet t’i pranojë vendimet e trajnerit dhe deri tani gjithçka ka shkuar shumë mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"