Shaqiri është zyrtarisht i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2015 | 14:43

Shaqiri është zyrtarisht i Interit

shaqiriInteri ka mbyllur gjithçka me mesfushorin shqiptar të Bajernit, Xherdan Shaqirin. Zikaltërit arrijnë të përforcojnë ekipin e tyre me një futbollisti si Shaqiri.

Ylli kosovar mund të quhet zyrtarisht lojtari më i ri i zikaltërve, raportojnë mediat italiane. Shaqiri do t’i bashkohet Interit si huazim, me opsion të blerjes së detyruar në fund të këtij sezoni. Klubi italian do të paguajë në total rreth 15 milionë euro, pasi mposhti konkurrencën nga Liverpul, që kishte ofruar më shumë para. Në fund futbollisti preferoi Interin para Liverpoolit duke i thënë zyrtarisht “po” ekipit të drejtuar nga Mançini.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, te Inter, Shaqiri do të përfitojë 2.75 milionë euro në vit, që do të bëhen 3 në bazë të bonuseve (paraqitje, gola, kualifikim në Ligën e Kampionëve, triumf në Europa Ligë). Mesfushori do të nënshkruajë kontratë me Interin deri në fund të vitit 2019.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"