Shansi për elitën, Saliaj: Dinamo është gati, nuk përfitojmë në kurriz të të tjerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2019 | 22:37

Shansi për elitën, Saliaj: Dinamo është gati, nuk përfitojmë në kurriz të të tjerëve

Ekipi i Dinamos ka ni sur përgatitjet për se zonin e ri, që pritet të jetë shumë intensiv, për shkak edhe të zhvillimeve të fundit në futbollin shqiptar.

Dinamo

Janë disa klube të Superligës që mund të mos licencohen për të marrë pjesë në kampionatin e ardhshëm dhe në këtë histori është përfshirë indirekt edhe skuadra kryeqytetase, që mund të përfitojë, duke zëvendësuar ndonjë prej tyre si skuadër e vendit të dytë në grupin e saj sezonin që shkoi.

Tashmë Dinamos i është hapur “oreksi” jo më thjesht për të konkurruar në Kategorinë e Parë, por edhe për t’u “katapultuar” direkt në Superiore, çka do të ishte mjaft pozitive për blutë, por momentalisht asgjë nuk mund të llogaritet e mirëqenë. Administratori i klubit, Ismet Saliaj, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, jep mesazhin e qartë se Dinamo është gati për çdo gjë që mund të ndodhë, por drejtuesi i bluve e merr gjithçka me qetësi.

Ismet Saliaj

Ashtu si trajneri Igli Allmuça, edhe ai ka theksuar se Dinamo nuk është skuadër që dëshiron të përfitojë nga fatkeqësitë e të tjerëve. “Sigurisht që po i ndjekim situatat sportive në vend, zhvillimet e fundit. Ne si klub do të plotësojmë çdo gjë për të qenë të gatshëm për të marrë pjesë edhe në Superiore. Natyrisht, nuk mendojmë dhe të veprojmë në kurriz të të tjerëve, nuk duam absolutisht të përfitojmë nga fatkeqësia e tyre. E ritheksoj, Dinamo është gati për çdo situatë që do të krijohet. Jemi duke punuar për sezonin e ri, për të tjerat do të shohim në vazhdimësi me qetësi se si do të rrjedhin ngjarjet”, ka theksuar administratori i klubit Dinamo, Ismet Saliaj.

TIFOZËT – Hipoteza e fundit se Dinamo mund të bëhet një “Skënderbe 2”, madje edhe ndeshjet mund t’i luajë në Korçë, ka sjellë reagimin e tifozëve të skuadrës kryeqytetase. Ka një rritim në fakt nga ana e tyre sa i takon faktit se emri i Dinamos nuk mund të preket apo të përdhoset për interesa të dikujt. Pavarësisht interesimit të gazetës për këtë çështje, drejtuesit e Dinamos nuk kanë dashur të japin asnjë koment.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"