Shansi i fundit për amnisti te Skënderbeu, jehonë në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 12:43

Shansi i fundit për amnisti te Skënderbeu, jehonë në Korçë

Një tjetër shans për Skënderbeun. Duket se kjo është kryefjala e javës në Korçë, atje ku gjithçka zien sa herë ka një lajm në lidhje me të ardhmen e klubit dhe një shpresë për të zhbërë atë dënim që ndikoi direkt në rënien e futbollit korçar.

skenderbeu uefa

Lajmi i publikuar të enjten në “Panorama Sport” mori shumë shpejt dhenë dhe shpresa për një minimizim të dënimit pushtoi mendjet e çdo sportdashësi në juglindje. Ishte e vështirë që atë ditë të gjeje një kopje të gazetës në Korçë apo më e pamundur që në çdo bar, restorant dhe vend publik të mos dëgjoje të flitej për këtë temë.

Mundësia e uljes së dënimit përkthehet doemos me një rilindje të epokës së artë të Skënderbeut. Megjithatë, tashmë duhet parë si do të shkojë padia e ish-ministrit Bode në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Shansi i fundit për dënimin, Skënderbeu rikthen sytë nga Ridvan Bode. Ja kartat e korçarëve… (E PLOTË)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"