Shansi i fundit, Kastrioti i luan të gjitha kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 11:30

Shansi i fundit, Kastrioti i luan të gjitha kundër Laçit

Prej ditësh në ambientet stërvitore në Kamzë futbollistët dhe stafi teknik i Kastriotit po vijojnë përgatitjet për një nga ndeshjet vendimtarë për ecurinë e mëtejshme në luftën ndaj Laçit.

325783566_557697116397604_2185438563632210743_n

Duke përfituar nga pauza e ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e Kombëtares, periudhë kjo që u ka shërbyer mjaft krutanëve, pasi koha në dispozicion ka bërë që disa lojtarë që kanë pasur probleme dëmtimesh pothuajse janë rikuperuar. Këtu mund të përmendim Xhuljo Mehmetin, i cili vuajti për disa kohë një dëmtim, por ai tashmë është bashkuar me të tjerët nën urdhrat e trajnerit Çela. Ndërkaq edhe ndonjë lojtar që ka pasur kontraktime muskulore është rikuperuar 100% e po vazhdojnë seancat stërvitorë, dukë marrë ngarkesat e nevojshme. Seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Çela dhe ndihmësit tij Kuli kanë vijuar normalisht.

I gjithë grupi i lojtarëve është i vetëdijshëmpër situatën aspak të favorshmene fundin e renditjes. Ata janëpërpjekur të japin maksimumindhe më të mirën në seancat stërvitore, që në fundjavë ndaj Laçit të marrin më të mirën për të luftuar deri në ndeshjen e fundit për qëndrimin e Superiores. Ndeshja ndaj Laçit pritet të jetë një përballje mbijetese për të dyja ekipet. Kjo për faktin se dhe kurbinasit ndodhen në zonën e kuqetë rënies një kategori më poshtë. Mirëpo te Kastrioti, duke përfituar edhe nga faktori fushë kërkojnë që kjo javë të shënojë kthesën e madhe te rezultati me një fitore, pas disa ndeshjeve të mira, por që rezultati nuk ka qenë ai i dëshiruari në anën e krutanëve. Trajneri Çela nga ana e tij, mësohet t’u ketë bërë të ditur lojtarëve rëndësinë e  kësaj ndeshjeje për fatin e sezonit. Por ai gjithashtu u ka kërkuar lojtarëve që jenë sa më të qetë nga ana psikologjike, teksa u ka kujtuar lojtarëve potencialin dhe vendosmërinë që atakanë.

SHKËLQIM HASANIPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"