Shansi i artë në karrierë, Lacio grumbullon për herë të parë pasardhësin e Benito Musolinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 19:26

Shansi i artë në karrierë, Lacio grumbullon për herë të parë pasardhësin e Benito Musolinit

Ka ndodhur diçka e veçantë dhe e rrallë në futbollin italian, stër nipi i kryeministrit të Italisë fashiste, Benito Musolin, Floriani Musolin është grumbulluar për herë të parë me skuadrën e parë të Lacios.

FLORIANI MUSOLINI

Thirrja dhe grumbullimi i tij i parë me skuadrën laciale, ku trajneri Mauricio Sarri do ta ketë të gatshëm për ndeshjen ndaj Veronës, sfidë ku do të luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, e vlefshme për javën e 9 të Serisë A italiane.

Ky shans për Floriani Musolin vjen si pasojë e emergjencës në mbrojtje që ka ekipi bardhekaltër pas mungesave të Açerbit dhe Luiz Felipes, nga ku ka zgjedhur dhe numrin e tij të parë me Lacion, atë 44.

Floriani Musolin ka lindur më 27 janar 2003 nga ku roli i tij natyral është mbrojtës i djathtë, por sezonin e kaluar me të rinjtë e Lacios është aktivizuar edhe në linjën me tre si mbrojtës qendre i djathtë.

Ai ka luajtur në ekipet e të rinjve të Lacios që kur ishte fëmijë dhe tani ëndërron të bëjë debutimin e tij në ekipin e parë në Verona, mbase mund të shansi i tij i parë në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"