Shanset që Champions-in këtë sezon ta ngrejë një skuadër për herë të parë në histori? Vetëm dy ekipe kanë fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 19:07

Shanset që Champions-in këtë sezon ta ngrejë një skuadër për herë të parë në histori? Vetëm dy ekipe kanë fituar

Shpërthimi i Koronavirusit shkaktoi ndryshime në formatin e Champions-it, të cilat i shtuan mundësitë për një fitues surprizë. Ka një shans të madh që trofeun këtë sezon ta ngrejë një skuadër për herë të parë në histori. Kjo për faktin se vetëm dy ekipe nga 8 çerekfinalistet e këtij sezoni kanë triumfuar më parë në Champions:

une_1200x721ChampionsLeague2

Bajerni i Mynihut dhe Barcelona. Atletiko, Lajpcigu, PSG, Atalanta, Lioni dhe Siti nuk e kanë ngritur kurrë trofeun më të lavdishëm për klube në Europë. Bajerni dhe Barça e kanë fituar 5 herë secila. Gjermanët kanë triumfuar në 1973-1974, 1974-1975, 1975-1976, 2000-2001 dhe 2012-2013. Katalanasit e fituan në 1992-shin për herë të parë, përpara se të triumfonin edhe në 2005-2006, 2008-2009, 2010-2011 dhe 2014-2015.

PSG e ka prioritet këtë trofe prej disa vitesh, por nuk ka shkuar përtej çerekfinaleve. Lioni dhe Siti kanë shkuar deri në gjysmëfinale. Më pranë trofeut i ka shkuar Atletiko (ka humbur tri finale kundër Bajernit në 1974-ën dhe Realit në 2014-ën dhe 2016-ën). Fytyrat më të reja janë Atalanta dhe Lajpcigu. Italianët debutuan këtë sezon në Champions, ndërsa për gjermanët është vetëm edicioni i dytë. Ato shpresojnë që ta shfrytëzojnë faktorin e mungesës së presionit për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"