Shanset për falje nga UEFA, reagon Skënderbeu: U themi tifozëve që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 24, 2020 | 22:09


Shanset për falje nga UEFA, reagon Skënderbeu: U themi tifozëve që…

Drejtuesit e Skënderbeut janë frenuar sa i përket shanseve që UEFA të bëjë një amnisti në kongresin e 2 marsit.

skenderbeu uefa

“Panorama Sport” zbuloi sot një prapaskenë që ndodhi në javët e fundit, ku korçarët kanë marrë një sinjal nëpërmjet Federatës apo rrugëve të tjera se në kongresin e 2 marsit, ku shpesh merren vendime nga komisionet përkatëse ne UEFA, se mund të ketë edhe një amnisti për Skënderbeun që është dënuar me 10 vite.

Vetë klubi, që është në dijeni të gjithë kësaj, duke mos pasur një garanci se kjo mund të ndodhë realisht, pasi ka mbetur i zhgënjyer në të gjitha shkallët ku ka apeluar, ka vendosur që të ulë tifozët me këmbë në tokë dhe të zbusë euforinë, për të mos i ushqyer ata me pritshmëri të larta, duke mohuar që të presin një falje nga UEFA.

Kjo është deklarata e klubit:

“Në përgjigje të interesit të tifozëve bardhekuq, jemi të detyruar të mohojmë lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online.
Faleminderit për dashamirësinë e treguar por lutemi të jeni më korrekt në lidhje me lajmet e publikuara.”

 

Ndërkohë “Panorama Sport” i qëndron besnik lajmit të publikuar sot dhe gjatë ditëve në vijim do sjellë detaje të tjera rreth asaj që po gatuhet me klubin e Skënderbeut.

A30D6613-7D56-4A99-B143-82FA67972A68

LEXONI EDHE:

EKSKLUZIVE/ Amnisti nga UEFA, Skënderbeu ka një shpresë për të hequr dënimin. Gati të ndihmojë edhe Duka

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com