Shameti: Shpresoj të jem në formë nesër, duam vetëm 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:15

Shameti: Shpresoj të jem në formë nesër, duam vetëm 3 pikët

Për ndeshjen e nesërme kundër Kamzës ka folur edhe kapiteni i skuadrës së verilindorëve, Ylli Shameti. Mbrojtësi qëndror ashtu si edhe trajneri nuk e la pa e përmendur Musollin, madje uron që të rikuperohet sa më shpejtë.

shameti

“I urojmë rikthim të shpejtë Musollit. Jo vetëm si koleg, por e kam shumë afër dhe kemi shumë komunikim me të në fushën e lojës. Do të jetë një kampionat i vështirë dhe do të duhet një mobilizim i mirë për të arritur objektivat tanë. Ne jemi Kukësi dhe gjithmonë synojmë 3 pikët. Dëmtimin nuk ia uroj asnjërit, por futbolli është i tillë. Nuk kam qenë në ndeshjen me Teutën, por fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Shpresoj që nesër të jem në formën time më të mirë dhe të arrijmë ta mundim Kamzën. Plaku? I njohim cilësitë e Sebinos dhe e dimë se çfarë mund të bëjë. Do të tregohemi të kujdesshëm nesër”. – tha kapiteni i skuadrë së Kukësit, Ylli Shameti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"